Maqedoni
Derivatet nga mesnata rriten çmimet e derivateve
30.10.2017 13:57
Komisioni Rregullator për Energjetikë vendosi sonte në mesnatë të rritë çmimet e derivateve për gjysmë deri në një denarë për liter...

Çmimet me pakicë të EUROSUPER BS-95, të EURODIZEL dhe Vajit ekstra të lehtë për amvisëri, rriten për një denar për litër. Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 shkon në 64, i EURODIZEL në 52, të Vajit ekstra të lehtë për amvisëri 40,50 denarë për litër.
Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98, rritet për 0,50 denarë për litër dhe shkon në 65,50 denarë. Me vendimin e KRRE-së për 0,508 denarë për kilogram rritet edhe çmimi me pakicë i mazutit dhe tani do të kushtojë 26,795 denarë.
