Maqedoni

Një pjesë e komunës Butel nesër pa ujë

30.10.2017 16:07

Konsumatorët e rrugës "Butelska", "1", "3", "5", "7" dhe "9" nesër nga ora 9 do të mbesin pa ujë të pijshëm...

Siç informon Qendra Rajonale për Menaxhimin me Kriza Shkup, arsyeja për ndërprerjen e furnizimit me ujë është kyçja e një tubacioni të ujit me diametër 100 mm në Rasadnik, në zonën industriale në Butel 1.
 
Ndërprerja në furnizimin me ujë do të zgjasë derisa nuk përfundojnë punët për instalimin e tubacionit./Mia