Ekonomi
Shoqata e industriesë së tekstilit propozon kontribute prej 5130 për rroga deri 18 mijë denarë
30.10.2017 16:25
Kontributet që paguhen për persona të cilët marrin pagën prej 12.000 deri më 18.000 denarë...

Kontributet që paguhen për persona të cilët marrin pagën prej 12.000 deri më 18.000 denarë të jenë të njejta si kontrubutet që duhet paguar për pagën minimale, gjegjësisht 5130 denarë, kërkojnë nga Shoqata e industrisë së tekstilit.
Me këtë sipas kësaj shoqate do të ketë mundësi që të ketë rrtije të pagave edhe të personave që marrin rrogë mbi 12 000 denarë si dhe do të ketë lehtësime në punën e kompanive.
“Me një vendim të tillë do të ketë mundësi për rritjen e rrogave edhe të punëtorve më të mirë dhe pothuajse do të çrrënjoset pagesa e rrogave në kesh, pasi që kontributi do të qëndronte në 5130 denarë, aq sa është kontributi për pagë minimale”, tha Angell Dimitrov, kryetar i shoqatës së industrisë të tekstilit.
Dimitrov theksoi se kjo masë propozojnë të vlejë tre vite dhe në periudhën e ardhshme presin që të kenë takime me qeverinë në të cilat do të bëhen analiza nëse ky propozim i tyre mund të zbatohet në praktikë.
ERSAN PAJAZITI
