Maqedoni

Nevzat Bejta: Tërhiqem nga politika

30.10.2017 16:58

Ish kryetari i komunës së Gostivarit dhe njëherit nënkryetar i BDI-së Nevzat Bejta tërhiqet nga politika...

Bejta pranon humbjen e tij në qytetin e Gostivarit  duke respektuar dhe vullnetin e shumicës së qytetarëve.
 
Ai paralajmëroi se largohet nga politika deri në një afat të papërcaktuar por nëse në të ardhmen qytetarët dhe shoqeria do të kenë nevoj për përvojen e tij politike ai përseri do të kyçet në jetën politike gjithmon në të mirën e vendit dhe të qytetarëve.
 
Bejta thotë se kthimi i tij eventual do të jetë si person me përvoj të madhe politike por jo edhe si kandidatë të ardhshëm për kryetar komune. Bejta njëherit ja ka ururar fitoren kundërkandidatit të tij Arben Taravari.
 
“Unë tërhiqem nga aktivitet e mia politika, në një afat të pa përcaktuar por nëse në të ardhmen qytetarët dhe shoqeria do të kenë nevoj për përvojen time politike unë përseri do të kyçem në jetën politike gjithmon në të mirën e vendit dhe të qytetarëve. BLIC dhe unë e repsektoj votën e shumicës së qytetarëve edhe pse ai ka fituar me një diferenc të vogël prej 900 vota”, tha Nevzat Bejta, nënkryetar i BDI-së.
 
Në ndërkohë partitë shqiptare veçmë kanë dale me vlerësimet e tyre për zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni. BDI është partia e parë shqiptare dominuese në nivel republikan. Në katër vitet e ardhshme BDI do të udhëheqë me gjithësej 10 komuna shqiptare. Lideri i kësaj partie Ali Ahmeti mbrëm potencoi se pavarësisht humbjes në disa komuna ai paralajmëroi për të ardhmen kthimin e besimit të qytetarëve në këto vende.
 
Ndërkaq liderët e Aleancës për shqiptarët dhe të Lëvizjes “Besa” Sela dhe Kasami mbetën në qendrim e dhënë ditë më herët se zgjedhjet lokale në Maqedoni kanë kaluar me shumë parregullësi dhe presione ndaj votuesve. Ata e konsiderojnë vetën si fitues apsolute tek shqiptarët. “Besa” me “Aleanca” tashmë kërkojnë me urgjenc të shpallën zgjedhje të parakohshme parlamentare. 
 
REXHEP QAMILI