Maqedoni
OJQ Most dhe Civil: Zgjedhje ishin demokratike, me disa parregullsi
30.10.2017 17:11
OJQ Civil zgjedhjet lokale i vlerësoi si fer dhe demokratike...

Sipas Civil edhe këtë rradhë janë vërejtur parregullsi ku 55 përqind i takojnë adminiatratës së KSHZ së si dhe policisë.
Shkelje e ligjit është vërejtur tek antarët e këshillit zgjedhor,partitë dhe aktivistët me 10 Përqind parregullsi si dhe 15 përqind e shkeljes së kodit zgjedhor është vërejtur te votimet familjare.
Poashtu nga Civil kërkuan nga institucionet kompetente që me procedurë të shpejtuar t’i zbardhin akuzat e liderit të VMRO-DPMNE-së për blerje të votave. Sipas Civil dëmi më i madh është shkaktuar nga partitë të cilat gjatë tërë kohës kanë përdorur retorike nacionaliste.
“Për fat të keq taemat nacionale ishin përplot me urrejtje etnike,tensione,ksenofobi dhe homofobi që promovuan një pjesë e partive politiuke.Iu bëjmë thirrje partive që të përballen me rezultatet por edhe me mangësite e procesit zgjedhor dhe të fillojnë të nesërmen me sanimin e dëmeve që i kanë shkaktuar”, shprehet Xhabir Deralla nga Civil.
Edhe Ojq Most zgjedhjet u realizuan në atmosphere fer dhe demokratike,reagimi I institucioneve isjhte më I shpejtë se në rrethin e pare dhe kishte reagim të institucioneve për parregullsitë në vendvotime dhe jashtë tyre.
“Gjatë ditës vëyhguesit më së shpeshti lajmëronin për raste të votimit familjar,fotografimin e votes por duhet të theksohet edhe se frekuenca e parregullsive ishte e zvogëluar shumë në krahasim me rrethin e pare”, shprehet Darko Aleksov nga Most.
Sipas Most votimi I personave të sëmurë u realizua në pajtueshmëri me procedurat,vetëm në një rast është vërejtur shkelje nga këshilli zgjedhor,ndërkohë një numër I madh I personave të burgosur nuk mund ta gjenin veten në listen zgjedhore.
Most ka pasur 1000 vëzhgues duke përfshirë më shumë se pesëdhjet përqind të vendvotimeve në cdo komunë.
FLUTURA LATIFI
