Maqedoni
LSDM: Zgjedhje të lira dhe demokratike; DPMNE: zgjedhje më të pa-rregullta deri më tani
30.10.2017 17:30
Për LSDM-në zgjedhje të lira dhe demokratike, ndërsa për VMRO-DPMNE-në, zgjedhje më të pa-rregullta deri më tani...

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski tha se procesi i votimit ka pasur shumë parregullsi nga ana e aktivistëve të LSDM-së dhe policisë e cila ka qenë e pranishme në shumë vendvotime.
Ai kërkoi zgjedhje të parakohshme paralamentare të realizuara nga një qeveri teknike, dorheqje nga numri një i agjensisë për shërbime audio dhe audiovizuele dhe Komisionit shteteror Zgjedhor, ekspertizë të paisjeve për përgjim, përfundim të procesit gjyqsor Mito dhe formim të prokuroris seciale publike për pastrim të parregullsive zgjedhore dhe lirim të personave të përfshirë në ngjarejt e Kuvendit.
“Eja të shofim kush është për demokraci, drejtësi dhe liri e kush nuk është. Kush është I fortë e kush nuk është. Kush është në të drjetë e kush nuk është. Nëse Zaev ka sado pak njerzi dhe dinjitet duhet menjëherë të pranoj të gjitha këto 7 pikë. I ja zgjatim dorën para se të jetë shumë vonë, Maqedonia shkon në drejtim të keq, dhe Zaev po e fut shtetin në një skenar të rezikshëm”, shprehet lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
Lideri I LSDM-së, Zoran Zaev, duke I cilësuar zgjedhjet të lira dhe demokratike, ftoi kreun e VMRO-së, Nikolla Gruevskit, t’i pranojë zgjedhjet dhe ta njohë rezultatin, pasi që kështu kanë vendosur qytetarët.
“Kishim zgjedhje që janë pasqyr e vërtet për vullnetin e qytetarëve, rezultatet në raundin e dytë ishin të pritura për ne dhe për kundërshtarin tonë politik, por, edhe për qytetarët. Në raundin e dytë qytetarët e konfirmuan fitoren dhe edhe një herë u përcaktuan qart për ndryshime që çojn në një jetë më të mirë për të gjithë në Maqedoni”, shprehet lideri i LSDM-së.
Ne raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, LSDM fitoi 19 komuna ndërsa VMRO-DPMNE vetëm 5. Partitë politike kanë 48 orë për të ankimuar procesin zgjedhor në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.
SANIJE DURAKU
