Kapen 22 emigrant ilegal
Emigrant nga Banglladeshi,Sirija,Somalia dhe Egjipti janë ndalur në autostradën Veles-Shkup, të cilët ilegalisht kishin kaluar kufirin për të hyrë në Maqedoni...........

Emigrant nga Banglladeshi,Sirija,Somalia dhe Egjipti janë ndalur në autostradën Veles-Shkup, të cilët ilegalisht kishin kaluar kufirin për të hyrë në Maqedoni.
Për kalimin e kufirit, ata janë ndihmuar nga një person, i cili shërbimin e ka kryer në shumë prej 200 deri më 800 euro. Lidhur me rastin në fjalë, i dyshuar është një 47 vjeçar nga Shkupi, për të cilin Qendra Rajonale për Punë Kufitare Veri, ka paraqitur padi penale për shkak të dyshimit se është kryerës i mundshëm i veprës kontrabandë me emigrant.
“Më datë 27 të këtij muaji, në autostradën Veles-Shkup, gjatë kontrollit të automjetit “Ford Tranzit”, e drejtuar nga personi i paraqitur, janë gjetur 22 emigrant ilegal, të cilët janë në moshë nga 17 deri në moshën 40 vjeç nga Banglladeshi, Siria, Somalia, Egjipti etj dhe të njëjtit ilegalisht kanë hyrë në Maqedoni. Në bisedë me personin e dyshuar, sqaroi se në marrëveshje me një të njohur të tij, po atë natë i kanë propozuar 500 euro që duhej t’i marrë pas kryerjes së transportit të migrantëve ilegal nga Gjevgjelia në Shkup”, deklaroi zëdhënësja e MPB-së, Marija Jakovlevska.
Jakovlevska tha se MPB-ja edhe më tej merr masa për zbulimin e personave të tjerë që janë të përfshirë në kontrabandën me emigrant. (Florije Kamberi, TVM2)
