Botë
Tiranë, ndërtimi i rrugës së Arbrit, pranë konkretizimit
30.10.2017 17:37
Kryeministri Edi rama ka bërë të ditur se qeveria ka nisur negociatat me kompaninë që rezultoi fituese...

Kryeministri Edi rama ka bërë të ditur se qeveria ka nisur negociatat me kompaninë që rezultoi fituese në garë dhe në harkun e 30-45 ditëve kontrata do të finalizohet dhe puna për rrugën e Arbërit të fillojë. Për këtë, Rama lajmëroi nisjen e bisedimeve edhe me qeverinë e Maqedonisënë mbledhjen e përbashkët që do të zhvillohet në Pogradec.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri theksoi se ekonomia shqiptare do të këtë rritjen më të madhe në rajonnë shifrën 5 për qind, dhe këtë sipas tij e kanë konfirmuar edhe institucionet ndërkombëtarë. Nga ana tjetër, Rama foli edhe për rritjen e buxhetit në Shqipëri me 4 për qind.
