Maqedoni
OSBE/ODIHR: Zgjedhje lokale konkurente dhe demokratike
30.10.2017 17:51
Rrethi I dytë I zgjedhejve lokale ishte konkurente dhe demokratike...

Fushata ishte e shkurtër dhe e qetë me c’rast partitë garuan për të fituar mbështetje jashta bazave të tyre tradicionale edhe pse herë pas here përdorën retorkë agresive.
Dita e zgjedhjve u menaxhua në mënyrë profesionale dhe ishte ditë e qetë. Ky ishte vlerësimi i përgjishëm i misionit te OSBE-ODIHR mbi zgjedhjet lokale në rrethin e dytë.
Shefja e misionit të OSBE/ODIHR Audrey Glover me kritikë deri te kryeminsitri Zaev për shkak të paraqitjes së tij përpara elektoratit në disa tubime te LSDM-se, që sipas saj, kapaciteti i tij zyrtar, dëmton parimin e ndarjes së shteti nga partia.
“Kryeministri disa herë në kapacitetin e tij zyrtar iu drejtua e lektoratit në tubimet e LSDM-së dhe e përdori twitter –in për të dërguar mesazhe të fushatës. Ai e promovoi inkluzivitetin, zhvillimin lokal dhe integrimin në BE dhe në NATO. Disa parti shprehën shqetsime për premtimet nga ana e kryeminstrit për mbështetje qeveritatre për komunat që kanë kryetar nga rradhët e LSDM-së ose BDI-së. Këto veprimi e dëmtuan parimin e ndarjes së shtetit nga partia, që është në kundërshtim me përkushtimet e OSBE-së”, shprehet shefja e misionit të OSBE/ODIHR në Shkup, Audrey Glover.
Puna e KSHZ-së është vlerësuar kryesisht pozitive nga vëzhguesit e OSBE-së, me përjashtim të disa mbledhjeve të cilat KSHZ i ka mbajtur të mbyllura, dhe për shkak të një rasti ku është vërejtur anshmërisë perceptuese politike.
Kritikë deri te KSHZ shkoi edhe per mosazhurimin e listës së votuese për ata persona që kanë mbushur 18 vjet mes dy rretheve së fushatës.
Transmetimi publik gjatë fushatës ka mbuluar të gjithë garuesit në menyrë të barabartë dhe me ton neutral, vlerësonshefja e misonit te OSBE –së, Glover.
Raporti final për zgjedhjel lokale 2017 OSBE/ODIHR do ta publikon pas dy muajve.
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU
