Maqedoni

Në UEJL u mbajt konferencë shkencore për ndotjen e ajrit

30.10.2017 18:00

Në Tetovë është mbajtur konferenca shkencore mbi ndotjen e ajrit në kuadër të projekti "City Tree në Maqedoni"...

Në Tetovë është mbajtur konferenca shkencore mbi ndotjen e ajrit në kuadër të projekti "City Tree në Maqedoni", i realizuar nga ana e Qendrës për Hulumtime dhe Informim për mjedisin jetësor "Eko-svest".
 
Konferenca u mbajt  në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.Konferencën e shpalli të hapur kryetari I kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi I cili nënvizoi se lufta kundër ndotjes këkron një bashkërendim të aktiviteteve dhe të gjithëve si pozitës, opozitës, sektorit joqeveritar e kështu me radhë.
 
Zëvendësministri I Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, theksoi se qeveria e ka ngritur në nivelin më të lartë luftën kundër ndotjes së ajrit.
 
“Qeveria e ka ngritur në nivelin më të lartë luftën kundër ndotjes së ajrit .Me formimin e një grupi ndër resorial në qeveri ku bëjnë pjesë përfaqësues të të gjitha ministrive, institucioneve, bashkësisë së biznesit, shkencës, përfaqësuesve të organizatave joqeveritare me qëllim që me fakte shkencore të argumentohet ndotja dhe të gjendjet zgjidhje”, tha Jani Makraduli, zvministër i ambijentit jetësor.
 
Përndryshe,shoqatat ambientaliste në këtë konferenc   Eko Svest dhe Eko Guerilla  në këtë konferencë kan theksuar se problemi me ndotjen është I madh dhe duhet të zgjidhet në një afat të gjatë dhe duhet masa afatshkruta dhe afatmesme që njëherë e përgjithmonë ky problem të zgjidhet dhe qytetarët të marrin frymë lirshëm.
 
VISAR SADIKI