Maqedoni
Zgjedhjet, raundi i dytë, mbi 12 mijë fletëvotime të pavlefshme
30.10.2017 18:10
Edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale janë vërtetuar një numër i madh i fletëvotimeve të pavlefshme...

Sipas të dhënave të KSHZ-së numri i përgjithshëm i tyre në raundin e dytë është saktësisht 12.282. Në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale KSHZ vërtetoi se ishin 44 481 të tilla.
Numri i fletëvotimeve të pavlefshme është 6 mijë më i madhe se në zgjedhjet lokale të vitit 2013. Në këto zgjedhje lokale numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të pavlefshme, në raundin e parë dhe të dytë është plot 57 465. Në zgjedhjet e fundit parlamentare në dhjetor të vitit të kaluar u evidentuan 38 712 fletëvotime të pavlefshme.
