Botë
Nga një sulm i talibanëve së paku nëntë policë afganë janë vrarë
30.10.2017 18:54
Zyrtarët afganë thonë se së paku nëntë policë janë vrarë nga një sulm taliban në një pikë të kontrollit në juglindje të vendit...

Zëdhënësi i guvernatorit të provincës Ghazni, Arif Noori, ka thënë se katër policë të tjerë janë plagosur në sulmin e 30 tetorit.
Sipas Noorit, shtatë luftëtarë talibanë janë vrarë gjatë luftimeve që zgjatën më shumë se një orë. Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin. Sulmet talibane në pikat e kontrollit dhe bazat ushtarake po rriten gjithnjë e më shumë, në jug dhe lindje të rajonit në muajt e fundit.
