Botë

Ish-menaxheri i Trump thirret nga FBI

30.10.2017 21:09

Ish-shefi i fushatës së Trump Paul Manafort është personi i parë që përballet me akuzat për lidhje me Rusinë...

Ish-bashkëpunëtori i ngushtë i presidentit amerikan hyri këtë të hënë në zyrat e FBI-së për t’u njohur me akuzat ndaj tij.
 
CNN njoftoi dy ditë më parë se prokurori special Robert Mueller ka ngritur tashmë akuzat për personat e hetuar dhe priten arrestimet para. Mes të përfshirëve në skandal është edhe ish-këshilltari për sigurinë në Shtëpinë e Bardhë, Michael Flynn.
 
Presidenti Trump i mohon akuzat për lidhje me Kremlinin dhe e ka quajtur skandalin ‘Russiagate’ një gjueti shtrigash./Tv Klan