Parashikimi i motit

31.10.2017 09:17

Në Maqedoni sot moti do të jetë kryesisht me diell dhe i ftohtë....

Në Maqedoni sot moti do të jetë kryesisht me diell dhe i ftohtë me temperatura të ulëta të mëngjesit, të cilat në shumë vende do të bien nën zeron, kumtojnë nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike.

Më ftohtë do të jetë nesër kur temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus gjashtë gradë.

Nga DPHM për të premten paralajmërojnë mot me vranësira mesatare. Temperaturat e mëngjesit do të jenë pak më të larta dhe do të rriten deri në pesë gradë.

Gjatë fundjavës, temperatura minimale e mëngjesit do të arrijë minus tre ndërsa temperatura maksimale ditore do të arrijë 20 gradë.