Turqia mbështet Maqedoninë në rrugën e saj integruese
Maqedonia nga Turqia ka përkrahjen maksimale për anëtarësimin në NATO dhe BE........
Maqedonia dhe Turqia kanë marrëdhënie të mira, por duhet të punohet më shumë në drejtimin e ekonomisë. Maqedonia nga Turqia ka përkrahjen maksimale për anëtarësimin në NATO dhe BE.
Kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, si dhe homologu i tij, Xhemil Çiçek, theksuan se ardhmëria e Ballkanit është në familjen evropiane.
“Është shumë e qartë politika juaj. E kemi përkrahjen e vendit tuaj për anëtarësimin në NATO dhe BE. Nga ana tjetër, bashkëpunimi ekonomik është në një nivel të lartë, por ka hapësirë për rritje. Maqedonia mirëpret investimet dhe besoj se pas vizitës së kryeministrit, Nikolla Gruevski, në shtator do të ketë investime të reja, në vendin tonë do të mund të rriten”, deklaroi kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski.
“Maqedonia është Shtet kyç në Ballkan, ne e përkrahim Maqedoninë për zgjidhjen e emrit dhe për integrimin në NATO dhe BE. Besoj se do të zgjidhet problemi i emrit me Greqinë”, theksoi kryetari i Kuvendit turk, Xhemil Çiçek.
Me hyrjen e Maqedonisë dhe Turqisë në Unionin Evropian, dobi do të ketë edhe vetë BE-ja.
Fuqia ekonomike e Turqisë, sipas Çiçekut, është shumë e rëndësishme për BE-në. (Rejhane Bushi-Metaj, TVM2)
