Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, sot skadon afati për ankesa në KSHZ

31.10.2017 11:13

Sot skadon afati që partit politike dhe kandidatët e pavarur të parashtrojnë ankesa në KSHZ....

Sot skadon afati që partit politike dhe kandidatët e pavarur të parashtrojnë ankesa në KSHZ për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Në ueb – faqen e Komisionit deri sot në mëngjes nuk janë parashtruar ankesa për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash edhe pse Aleanca për Shqiptarët, Besa dhe VMRO-DPMNE kanë shprehur pakënaqësi për procesin e votimit në disa komuna. Komisioni, pas pranimit të ankesës, është i obliguar në afat prej 48 orësh të sjellë vendim.

Kundër vendimit të KSHZ-së, mund të parashtrohet padi në Gjykatën Administrative në afat prej 24 orësh nga pranimi i vendimit. Gjykata Administrative, nga ana tjetër, për ankesën obligohet të sjellë vendim në afat prej 48 orësh pas pranimit të saj.