Gjermani, arrestohet siriani, planifikonte sulm terrorist
Policia gjermane arrestoi një sirian 19-vjeçar...

Policia gjermane arrestoi një sirian 19-vjeçar, nën dyshimet se po përgatiste një sulm me bombë.
“Yamen A. dyshohet se ka planifikuar dhe ka përgatitur konkretisht një sulm në Gjermani, të motivuar nga islamikët, duke përdorur eksplozivë të fuqishëm”,- thuhet në deklaratën e Zyrës së prokurorit federal.
Qëllim i tij ka qenë “të vrasë dhe të plagosë sa më shumë njerëz”,- thuhet në deklaratën e prokurorisë. Por, nuk ka indikacione nëse ai ka qenë anëtar i ndonjë organizate terroriste. Autoritetet nuk thanë as se kur ka arritur i dyshuari në Gjermani.
Vitin e kaluar, një sulm me kamion në tregun e Krishtlindjeve në Berlin la të vrarë 12 njerëz. Përgjegjësinë atëherë e mori grupi militant “Shteti Islamik”.
