Nju Jork, stuhia goditi pjesën verilindore të ShBA-ve

31.10.2017 11:53

Një stuhi e fuqishme dje e goditi pjesën verilindore të ShBA-së...

Një stuhi e fuqishme dje e goditi pjesën verilindore të ShBA-së, duke lënë pothuajse 1,5 milionë shtëpi dhe kompani pa energji elektrike, ndërsa qindra shkolla në rajon u detyruan t'i mbyllin dyert. Era në momente arrinte fuqinë e uraganit.

Lëvizjet e erës ranë në përçuesit elektrikë, ndërsa disa shërbime komunale i paralajmëruan klientët e tyre se mund të mbeten pa energji elektrike disa ditë. Drunjtë rrëzoheshin mbi automobila dhe shtëpi.

Deri tani nuk janë paraqitur qytetarë të lënduar seriozisht. Moti u shoqërua edhe me reshje të rrëmbyeshme të shiut. Lumenjtë në Nju Hempshir dolën nga shtrati. Stuhia shkaktoi probleme në Pensilvani, Nju Xhersi dhe Nju Jork.