Belgjika e Algjeria të kualifikuarat e fundit
Belgjika ndonëse me një lojtar prej më shumë se 45 minuta lojë ka arritur të shënojë fitore ndaj Koresë së Jugut me rezultatin 1:0...........

Dy skuadrat e grupit të fundit me kualifikimin e tyre kanë kompletuar përballjet e 1/8-ës së finales së Kupës së botës.
Debutoi më në fund Januzaj, i cili luajti 60 minuta. Belgjika ndonëse me një lojtar prej më shumë se 45 minuta lojë ka arritur të shënojë fitore ndaj Koresë së Jugut me rezultatin 1:0.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Vertonghen në minutën e 70-të të ndeshjes. Belgët mbetën me një lojtar më pak nga minuta 44, kur arbitir përjashtoi Defour për një ndërhyrje të ashpër.
Në radhët e belgëve për 60 minuta luajti edhe mesfushori shqiptar i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj i cili kështu shënoi debutimin e vet në botëror.
Në ndeshjen tjetër të grupit H, Rusia dhe Algjeria ndanë nga një pikë në bazë të golave (1:1), për të mundësuar kualifikimit ekipit afrikan. Kokorin për rusët dhe Slimani për Algjerinë ishin golashnëuesit.
