Botë

Koreja e Veriut, shembet tuneli, flitet për 200 të vdekur

31.10.2017 12:30

Të paktën 200 persona mendohet të kenë vdekur pas shembjes së një tuneli në të fshehtë në Korenë e Veriut...

Të paktën 200 persona mendohet të kenë vdekur pas shembjes së një tuneli në të fshehtë në Korenë e Veriut ku testoheshin armët bërthamore.

Televizioni japonez “Asahi” ka njoftuar se rreth 100 persona kanë mbetur nën rrënoja, ndërsa 100 të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e një shembjeje të dytë gjatë punimeve për shpëtimin e personave që ndodheshin nën rrënoja.

Tuneli i papërfunduar gjendej në afërsi të vendit, ku më 3 shtator Kim Jong Un kreu testin bërthamor.

Nuk dihet nëse këto testime kanë shkaktuar shembjen e tunelit. Fotografitë satelitore kanë vënë në dukje rrëshqitjet e dheut përreth dhe në territorin Punggyeri.