Botë
Spanjë, Kushtetuesja anulon pavarësinë e Katalonjës
31.10.2017 14:00
Gjykata Kushtetuese në Spanjës ka hedhur poshtë deklaratën e pavarësisë së Katalonjës, të shpallur nga qeveria e rajonit të premten...

Kushtetuesja spanjolle u mblodh pas kundërshtimit të qeverisë së Spanjës për vendimin e 27 tetorit të parlamentit të qeverisë autonome të Katalonjës, për shpalljen e pavarësisë dhe fillimin e procesit për themelimin e Republikës së Katalonjës.
Me pranimin e kundërshtimit të Qeverisë qendrore nga Gjykata Kushtetuese, vendimet e marra nga Parlamenti i Katalonjës u pezulluan në mënyrë automatike. Gjykata Kushtetuese do të diskutojë për 5 muaj dhe do të marrë vendimin përfundimtar për shpalljen e pavarësisë së Katalonjës.
Ndërkohë, Prokuroria e përgjithshme e Spanjës pranoi kërkesën për ngritjen e padisë penale ndaj ish-presidentit të qeverisë rajonale të Katalonjës, Carles Puigdemont, zëvendëspresidentit, Oriol Junqueras, 12 ministrave dhe kryetares së parlamentit të Katalonjës, Carme Forcadell, me pretendim se kjo është “kryengritje kundër shtetit”.
