Australi, qeveria mbyll kampin, azilkërkuesit në grevë
Refugjatët që gjenden në kampet e financuara nga Australia, të hapura në Papua Guinenë e Re, kanë hyrë në grevë...

Ata kundërshtojnë vendimin e gjykatës që i ka cilësuar kampet e refugjatëve si të paligjshme e ka vendosur mbylljen e tyre. Mbyllja e kampit është pjesë e planit të Qeverisë australiane për të nxisë refugjatët dhe azilkërkuesit të kthehen në vendet e tyre, të jetojnë në Papua Guinëne e Re, ose të shkojnë në qendra të tjera strehimi, duke eliminuar një pjesë të madhe të programit të kushtueshëm dhe kontradiktor të ndalimit të tyre.
Por, refugjatët në kampin e ishullit Manus thonë se kanë frikë të ikin që aty, pasi i druhen dhunës nga banorët e zonës. Këta të fundit u mblodhën rreth kampit dhe i thërrisnin refugjatëve që të mos guxonin të dilnin jashtë tij. Autoritete kanë ndërprerë ujin dhe energjinë elektrike në kamp dhe nuk e furnizojnë më me ushqim. OJQ-të akuzojnë qeverinë se po i lë refugjatët mes katër rrugëve. Ata protestuan në Sidni dhe i kërkuan autoriteteve australiane që të përballen me përgjegjësinë e tyre ndaj refugjatëve dhe t’i sjellin në Australi, e jo t’i braktisin në ishujt e Paqësorit.
