Maqedoni
Apeli vendosi: Gruevskit nuk do t’i kthehet pasaporta
31.10.2017 17:19
Lideri i opozitës, Nikolla Gruevski, do të vazhdojë të mbetet pa pasaportë...

Gjykata e Apelit në Shkup refuzoi t’ia kthejë pasaportën, ashtu siç kërkoi kreu i VMRO-së, i cili e arsyetoi kërkesën e tij me ftesën e kryeministrit hungarez, Viktor Orban.
Gruevskit iu konfiskua pasaporta e Maqedonisë dhe ajo diplomatike, në 3 korrik, pas kërkesës për paraburgim nga Prokuroria Speciale.
Gruevski është i dyshuari i PPS-së për keqpërdorim të zgjedhjeve dhe në rastet “Titanik “, “TNT” dhe “Shuplakat në Komunën Qendër”.
