Maqedoni

“Bombat” në rastin “Tender”, shtyhet seanca, gjykatësja kishte punë urgjente

31.10.2017 17:35

Për shkak të detyrave urgjente zyrtare të kryetares së Këshillit Penal, kryetarja e Gjykatës së Apelit, Liljana Ivanovska - Shopova...

Për shkak të detyrave urgjente zyrtare të kryetares së Këshillit Penal, kryetarja e Gjykatës së Apelit, Liljana Ivanovska - Shopova, e anuloi seancën publike, ku duhej të debatohej për çështjen se a janë “bombat” dëshmi në procedurën e lëndës hetimore “Tenderi”. 

Në rastin “Tenderi”, e akuzuara e parë është ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska – Milevska, bashkë më Lidija Llazarova - Cvetkovska dhe Julijana Ugrinovska. Seanca publike është caktuar për nesër në orën 9:30 minuta.

Këshilli për vlerësimin e aktakuzës pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1, më 27 shtator nuk i pranoi bisedat e përgjuara si dëshmi në lëndët “Toplik” dhe “Tortura”.

Gjykata ka vendosur që të mos i pranojë “bombat” si dëshmi edhe në gjashtë lëndët si: “Titanik”, “Titanik 2”, “TNT”, “Tank”, “Trevnik” dhe “Tifani”.

Gjykata e Apelit paraprakisht duke vepruar për ankesat në PPS për hedhjen poshtë të “bombave” si dëshmi në rastin “Treqind”, por edhe në rastet për “Dhunën në Qendër”, tanimë ka miratuar vendime të volitshme për Prokurorinë. 

Gjykata e Apelit në vendimet ka theksuar se bisedat e përgjuara janë pjesë e dëshmive materiale, pasi që formimi i Prokurorisë Speciale, procesverbalet audio nga bisedat telefonike janë të vendosura në rendin juridik të Maqedonisë.

SANIJE DURAKU