Maqedoni
Ndërmarrja “Feni Industri”, hapet procedurë paraprake për falimentim
31.10.2017 18:20
Gjykata Themelore - Veles ka hapur procedurë paraprake për shqyrtimin e kushteve për hapjen e procedurës falimentuese për ndërmarrjen “Feni Industri” nga Kavadari...

Kërkesa për hapjen e procedurës falimentuese për “Feni” dje e ka dorëzuar Banka Komerciale - ShA Shkup, Stopanska Banka ShA Shkup dhe Silk Roud Bank ShA Shkup, por edhe kreditorët e “Feni Industri” - Kavadar.
Qëllimi i dorëzimit të procedurës falimentuese, informojnë nga bankat, është në afat më të shkurtër të mundshëm me vazhdim të aktiviteteve të “Feni Industri” që të kryhet riorganizimi. Ata propozojnë që të gjendet investues serioz i cili do të mundet t’i marrë obligimet e “Feni Industri” ndaj të punësuarve, bankave dhe kreditorëve të tjerë dhe me investim plotësues të mundësojë vazhdimin e mëtutjeshëm të punës së kombinatit. Drejtori gjeneral i Bankës Komerciale, Hari Kostov, ka informuar se borxhet e “Fenit” ndaj kreditorëve bankarë janë 40 milionë euro.
“Kush është ai që tani “Fenit” mund t’i japë mjete shtesë për punë. Ja sikur tani t’i lëmë vet të gjinden dhe të vazhdojnë me punë dhe të punojnë. Çka do të punojnë nga dita e nesërme? Të punësuarit dhe sindikata duhet të kuptojnë se qëllimi i këtij procesi është të gjendet investitor që ekziston realisht dhe i cili do të këtë forcë të bëjë atë rikonstruim dhe “Feni” të vazhdojë me punë”,- deklaroi drejtori gjeneral i Bankës Komerciale, Hari Kostov.
Nga Sindikatat e “Feni Industi” nuk pajtohen me vendimin për hapjen e procedurës për falimentim dhe thonë se do t’i mbrojnë interesat e të punësuarve.
“Jemi në pritje të shohim se çka do të ndodhë me negociatat me investitorin bullgar dhe Qeverinë. Por, për ne si punëtorë të “Fen Industri” është e rëndësishme që punëtorët të punojnë dhe nuk na intereson se cili nga ata do të jetë aksionar. Ne nuk do të lejojmë që të hapet procedurë falimentuese për fenin”,- tha Gjore Palitov nga Sindikata e “Feni Industri”.
Nga Sindikata për Industri, Minierë dhe Energjetikë thonë se presin që deri më 13 nëntor të gjendet zgjidhje kur dhe është caktuar seanca e parë në Gjykatën Themelore - Veles. “Fen industri” ka 850 të punësuar.
FLORIJE BELULI-KAMBERI
