Maqedoni
Projekt-buxheti për vitin 2018, Tevdovski: Për herë të parë, debat publik
31.10.2017 18:31
Ministri i Financave, Dragan Tevdovski, theksoi se për herë të parë do të organizohet debat publik për projekt-buxhetin për vitin e ardhshëm...

Ai tha se qeveria ka për obligim ta dorëzojë projekt-buxhetin në Kuvend deri më 15 nëntor.
"Detyrimi ligjor i Qeverisë është ta dorëzojë projekt-buxhetin në Kuvend deri më 15 nëntor. Për herë të parë deri më tani do të organizohet debat publik që do të paraqesë konturet e projekt-buxhetit për vitin e ardhshëm. Të enjten do të do të organizohet debat publik në të cilin do të prezantohen konturet e projekt-buxhetit për vitin 2018, para se Qeveria ta miratojë projekt-buxhetin. Përveç debatit, është dakorduar takim edhe me odat që t'i dëgjojnë mendimet e tyre lidhur me projekt-buxhetin e përgatitur, si dhe të organizatave joqeveritare dhe sindikatat. Ideja jonë është të shkojmë me një deficit buxhetor që është më i ulët se ky vit, praktikisht me deficit buxhetor prej 2,8 për qind”,- tha Tevdovski.
