Qeveria shpall konkurs për pozita drejtuese

27.06.2014 17:43

Qeveria ka shpallur konkurs për pranimin e këshilltarëve personal të kryeministrit, Nikolla Gruevski, për çështjet eurointegruese, politikë të jashtme, ekonomi, kulturë, teknologji dhe bujqësi, si dhe promotorë jo rezident ekonomik në shtetet e jashtme............

Qeveria ka shpallur konkurs për pranimin e këshilltarëve personal të kryeministrit, Nikolla Gruevski, për çështjet eurointegruese, politikë të jashtme, ekonomi, kulturë, teknologji dhe bujqësi, si dhe promotorë jo rezident ekonomik në shtetet e jashtme.

Zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjergjiev, thotë se të drejtën e konkurrimit do ta kenë të gjithë qytetarët që kanë aftësi dhe shkollim adekuat dhe nuk do të ketë dallime nacionale, fetare dhe partiake.

“Të dy thirrjet publike janë dëshmi që Qeveria është e hapur dhe ofron kushte të njëjta për të gjithë qytetarët të cilët kanë cilësi dhe aftësi për funksion, që të kontribuojnë në realizimin e politikave, masave dhe projekteve që janë në dobi të të gjithë qytetarëve. Mund të konkurrojnë të gjithë personat që kanë aftësi, pa dallim përkatësie etnike dhe fetare, si dhe përkatësisë politike. Të gjithë kandidatët do të kenë mundësinë të pranohen në bazë të aftësive, shkollimit, përvojës dhe kapacitetit personal”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjeorgjiev.

Konkursi publik për këto funksione do të jetë i hapur deri më 14 korrik, ndërsa aplikimi do të mund të bëhet në formën elektronike me anë të internetit, kurse të dhënat dhe formularët për konkurrim mund të plotësohen në ueb-faqen e Qeverisë së Maqedonisë. (Afrim Tanallari, TVM2)