Gjykata e Apelit, seancë publike për rastin “Tender”
Gjykata e Apelit sot duhet të debatojë nëse inçizimet nga bisedat e përgjuara....

Në Gjykatën e Apelit sot do të mbahet seancë ku duhet të diskutohet, nëse bombat do të përdoren si dëshmi në rastin “Tenderë”.
Rasti ka të bëjë me punët ndërtimore, në ndërtimin e Muzeut të luftës maqedonase për të cilin e akuzuara e pare është ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska – Milevska. Këshilli për vlersëimin e aktakuzës pran Gjykatës Themelore Shkupi 1, me 27 shtator nuk i pranoi bisedat e përgjuara si dëshmi në lëndët “Toplik” dhe “Tortura”, Gjykata ka vendosur që të mos i pranojë “bombat” si dëshmi edhe në gjashtë lëndët si:“Titanik”, “Titanik 2”, “TNT”, “Tank”, “Trevnik” dhe “Tifani”. Gjykata e Apelit paraprakisht duke vepruar për ankesat në PPS për hedhjen poshtë të “bombave” si dëshmi në rastin “Treqind”, por edhe në rastet për “Dhunën në Qendër”, tanimë ka miratuar vendime të volitshme për Prokurorinë.
Gjykata e Apelit në vendimet ka theksuar se bisedat e përgjuara janë pjesë e dëshmive materiale, pasi që formimi i Prokurorisë Speciale, procesverbalet audio nga bisedat telefonike janë të vendosura në rendin juridik të Maqedonisë.
