Ish ministrja e kulturës, nuk u paraqit në gjykatë për rastin “Tenderët”

01.11.2017 12:00

Ish-ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Mileska...

Ish-ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Mileska sot nuk u paraqit në seancën e Gjykatës së Apelit ku ajo është e dyshuara e parë e rastit  “Tender”.

Katër avokatët e saj në emër të saj kërkuan që “bombat” në rastin me ndërtimin e Muzeut të VMRO-DPMNE-së të mos vlejnë si dëshmi. Ndërkaq, dje seanca u anulua për shkak të obligimeve të pashmangshme zyrtare të kryetares së Këshillit Penal të Gjykatës së Apelit, Liljana Ivanovska – Shopova, ku në seancë duhej të shqyrtoheshin ankesat e Prokurorisë Speciale Publike  për përdorimin e “bombave” në rastin “Tender”.

Ndryshe, pasi nuk i pranoi bisedat e përgjuara si dëshmi në lëndët “Toplik” dhe “Tortura”, Gjykata ka vendosur që të mos i pranojë “bombat” si dëshmi edhe në gjashtë lëndët si:“Titanik”, “Titanik 2”, “TNT”, “Tank”, “Trevnik” dhe “Tifani”. PSP thotë se në afatin ligjor do t’i ankimojnë këto vendime. Gjykata e Apelit paraprakisht duke vepruar për ankesat në PSP për hedhjen poshtë të “bombave” si dëshmi në rastin “Treqind”, por edhe në rastet  për “Dhunën në Qendër”, tanimë ka miratuar vendime të volitshme për Prokurorinë.

Për atë është e paqartë pse gjykatësit tjera nga Gjykata Themelore Shkupi 1, në vend që ta ndjekin praktikën gjyqësore, vendosën që edhe më tej të heshtin përpara materialeve të përgjuara.

Gjykata e Apelit në vendimet ka theksuar se bisedat e përgjuara janë pjesë e dëshmive materiale, pasi që formimi i Prokurorisë Speciale, procesverbalet audio nga bisedat telefonike janë të vendosura në rendin juridik të Republikës së Maqedonisë.