Festivali i Teatrit në Dibër, Nuredini: Jemi pa përkrahje, të institucionalizohet
Mbrëmë në Qendrën për kulturorë në Dibër....

Mbrëmë në Qendrën për kulturorë në Dibër, u ngrit sipari i edicionit të 16 i Festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni”.
Drejtori i Festivalit, Ylber Nuredini, duke falënderuar trupat pjesëmarrës në festival, si dhe aktorët e pranishëm, kërkoi më shumë përkrahje nga politika që ky festival të institucionalizohet.
Sipas drejtorit të festivalit, pas çdo dy shfaqjeve nga kritikët do të debatohet për lojën skenike të aktorëve. Nuredini prezantoi edhe jurinë e festivalit, e cila në natën e fundit do të ndan edhe çmimet e festivalit.
Shfaqja “Një shtrat plot me të huaj”, realizuar nga Teatri i Kumanovës, në regji të Esat Brajshorit, mesazhin e saj e solli nëpërmjet aktorëve: Sefedin Shabani, Musa Isufi, Anisa Ismaili, Mendim Murtezi, Qëndresa Loki dhe Mirsad Abazi. Në natën e dytë të Festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni” do të paraqitet trupa teatrore nga Gjilani me pjesën "Im atë e donte Adolfin", të autorit Mehmet Kraja, me regji të realizuar nga Ilir Bokshi. (Atli Dema, TVM2)
