ShGM dhe Këshilli i Etikës: Vetrregullim, jo rregullim për mediat on-line
Këshilli i Etikës në Media dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë.....

Këshilli i Etikës në Media dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, propozojnë vetrregullim, e jo rregullim ligjor për mediat në internet.
Sipas tyre, mediat on-line integritetin e tyre do ta garantojnë me identitet transparent, si të pronarëve, ekipit redaktues, apo autorëve të teksteve.
“Qëndrimi ynë kundër rregullimit me ligj të mediave on-line bazohet në rekomandimet e Këshillit të Europës për larinë në internet të miratuar në vitin 2016. Ky rekomandim lirinë në internet e definon si e drejtë themelore e njeriut. Maqedonia, si anëtare e Këshillit të Europës, ka për obligim ta respektojë këtë të drejtë, ta mbrojë dhe promovojë çdo vendim që parasheh ky rekomandim”,- deklaroi kryetari i ShGM-së, Naser Selmani.
“Vetrregullimi ofron alternativa për gjykatat në rastet e zgjidhjeve të padive për përmbajtjet mediale. Vetrregullimi është më efikas se sa rregullimi i internet-mediave për shkak të disa arsyeve. Në kushte të ndryshimeve në kontinuitet të teknologjisë mediale ajo mundëson fleksibilitet më të madh në krahasim me rregullimin shtetëror. Ajo është më efikase dhe zgjat më shkurt në krahasim me kontestet e gjata komplekse gjyqësore dhe në fund vetrregullimi është më pak i kushtueshëm edhe për qeverinë edhe për shoqërinë”,- tha Mirçe Adamçevski nga Këshilli i Etikës.
Edhe pse mediat on-line nuk janë përfshirë me Ligjin për mediat, ato janë të rregulluara me disa ligje tjera në mënyrë direkte apo indirekte, apo disa pjesë të atyre ligjeve kanë të bëjnë me sferën e mediave on-line, u tha me këtë rast. Po ashtu Këshilli i Etikës i ftoi internet-mediat për anëtarësim, duke respektuar kriteret e anëtarësimit. (Gyltene Sinani, TVM2)
