Japoni, vret nëntë persona, thotë se donin vetë të vdisnin
Një ngjarje makabre ndodhi në Japoni. Një 27 vjeçar vrau 9 persona, duke u justifikuar me faktin se kanë qenë viktimat ata që kanë dashur të vdisnin dhe ai i ka ndihmuar...

Takahiro Shiraishi, autori i kësaj ngjarje makabre, ka kontaktuar me viktimat në Twitter me pretendimin se “ata donin të kryenin vetëvrasje”. Ai i ka joshur viktimat në banesën e tij dhe më pas iu ka bërë “ofertën” për t’i vrarë.
Policia në Tokio zbuloi trupat e vrarë në apartamentin e Shiraishit, ndërsa trupi i një femre 23-vjeçare rezulton i zhdukur. Trupat ishin therur dhe policia ka gjetur rreth 240 kocka në banesën e tij. Shiraishi u tha oficerëve se i kishte copëtuar trupat e viktimave në banjë duke përdorur një sharrë, e cila është sekuestruar nga policia. Zhdukja e personave filloi në gusht dhe policia nisi menjëherë hetimet.
