Spanja: Puigdemont të dalë para gjyqit! Solla pavarësinë katalanase në zemër të BE-së
Ish-lideri katalanas, Carles Puidgemont, dhe 13 anëtarë të tjerë të qeverisë së tij....

Ish-lideri katalanas, Carles Puidgemont, dhe 13 anëtarë të tjerë të qeverisë së tij të shkarkuar, janë thirrur para gjyqit nga Gjykata e Lartë spanjolle.
Prokurori i Përgjithshëm formuloi akuzat ndaj tij dhe organizatorëve të tjerë të nismës katalanase për Pavarësi, duke përfshirë edhe rebelimin. Sipas akuzave, Puigdemont rrezikon deri në 30 vite burg.
Madridi i ka dhënë ndërkohë afat tre ditë liderit katalanas për të paguar edhe një shumë prej 6.2 milion eurosh që shlyen detyrimet financiare ndaj Spanjës. Puigdemont ndodhet në Belgjikë së bashku me disa ish-ministra dhe nuk është paraqitur në gjykatë.
Ai është shfaqur fillimisht në Bruksel me disa kolegë, pasi Spanja paralajmëroi arrestimin e tij.
Jam në Belgjikë për ta sjellë pavarësisë katalanase në zemër të Bashkimit Europian, deklaroi Puigdemont.
Ish-presidenti i Katalonjës tha se nuk po përpiqej t’i shpëtonte drejtësisë, por donte të ishte në gjendje të fliste lirshëm. Ai nuk sqaroi se sa kohë do të qëndronte në Belgjikë, por tha se do të kthehej sapo t’i jepej “garanci” nga qeveria spanjolle.
