Maqedoni

Punimet gjatë zgjedhjeve në Kisella Vodë, Anti-korrupsioni: i presim dokumentet nga komuna

01.11.2017 17:18

Komisioni për Anti-korrupsion ka shqyrtuar ankesat për mosrespektimin e ligjit në periudhën zgjedhore...

Një ankesë vjen nga grupi i aktivistëve të LSDM-së që akuzon se aktivitetet infrastrukturore në komunën e Kisella Vodës në periudhën zgjedhore janë në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, i cili ndalon aktivitetet me mjete buxhetore ose fonde publike gjatë periudhës së zgjedhjeve.
 
Anti-korrupsioni thotë se do të kërkojë dokumente shtesë nga komuna e Kisella Vodës para se të vendosë.
 
“Nga faktet që i janë bashkangjitur ankesës, mund të them se lënda i plotëson kushtet të merret parasysh me atë që komunës së  Kisella Vodës duhet t’i kërkohen dokumentet e kompletuara nëse i ka, që të vërtetohet pse në këtë periudhë janë kryer asfaltime rrugore”,- deklaroi kryetari i Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Igor Tanturovski.
 
Komisioni për Anti-korrupsion ka pranuar edhe ankesën e mjekes, Elena Shikallovska, nëpunëse në SHSHP – Ohër, për të cilën edhe pse Komisioni ka marrë vendim, spitali në Ohër nuk e kthen në vendin e punës.
 
Drejtori i spitalit të Ohrit në përgjigjen kthyer komisionit, ka mohuar keqpërdorimin apo lëndimin ndaj mjekes Shikallovska.
 
Anti-korrupsioni kërkon që drejtori të respektojë vendimin, në të kundërtën Komisioni do të ndërmarrë masa në pajtim me rregulloren e punës së Komisionit dhe Kodit Zgjedhor.
 
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU