NDI në partneritet me BDI-në
Ahmeti dhe Dean gjate takimit kane folur per zhvillimet aktuale politike ne vend si dhe rreth bashkëpunimit të frytshëm të BDI me NDI gjatë 12 viteve të kaluara.......

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka re alizuar një takim punë me anëtarin e bordit drejtues të organizatës amerikane NDI, Howard Dean dhe ish kryetar i Partisë demokratike të SHBA si dhe Guvernator për 6 mandate.
Ahmeti dhe Dean gjate takimit kane folur per zhvillimet aktuale politike ne vend si dhe rreth bashkëpunimit të frytshëm të BDI me NDI gjatë 12 viteve të kaluara.
Dy bashkëbiseduesit gjithashtu jane perqendruar edhe për rëndësinë e proceseve integruese euroatlantike të Maqedonisë si dhe për nevojën e angazhimit më të madh dhe të drejtpërdrejt të komunitetit ndërkombëtar.
Vendimi i samitit të NATO në Bukuresht nga viti 2008 ku theksohet që Maqedonia do të pranohet në NATO sapo të arrij kompromis me fqiun jugor është akoma në fuqi.
Për këtë arsye, për t’u anëtarësuar në NATO, Maqedonisë nuk i nevojitet Samit zgjerimi, por kompromis me Greqinë mbi çështjen e emrit. Ahmeti ka theksuar se është koha tani dhe që palët janë shumë afër kompromisit, por duhet që të ulën dhe të diskutojnë me ndërmjetësim ndërkombëtar.
