Maqedoni

Rasti “Tifani”, PPS përgjegjësi për gjykatësen që refuzoi “bombat”

01.11.2017 17:58

Specialja ka ngritur procedurë deri në Këshillin për Verifikimin e Fakteve për gjykatësen që refuzoi “bombat” në rastin “Tifani”...

Specialja ka ngritur procedurë deri në Këshillin për Verifikimin e Fakteve për gjykatësen që refuzoi “bombat” në rastin “Tifani”, duke e çuar kështu në pesë numrin e gjykatësve për të cilët kërkon të shkarkohen.

PPS kërkon nga Këshilli të vërtetojë përgjegjegjësinë për gjykatësen e Gjykatës Themelore Shkupi 1, Monika Bahçovanovska, me arsyetimin për punë joprofesionale dhe adekuate.

Bahçovanovska refuzoi të përdorë si dëshmi audio-përgjimet e PPS-së në rastin “Tifani” dhe është përgjegjëse edhe për tre rastet e tjera të hapura nga Prokuroria Speciale, rastin “Titanik”, “Lëndina” dhe “Tortura”.