Maqedoni

Autizmi, familjet në stres, mungon gjithëpërfshirja

01.11.2017 18:27

Sipas statistikave botërore, një në çdo 100 fëmijë lind me autizëm...

Për këta fëmijë e rëndësishme është përfshirja, për prindërit me rëndësi është se si të përballen me të panjohurën. Familjet janë nën stres të vazhdueshëm, lufta është e vështirë, tregon Zoran Giev, babai i Dimitrit 15-vjeçar, një fëmijë me autizëm, i cili ka luftuar me institucionet për më shumë se 11 vjet, thotë se vitet e fundit ka pasur përparim në stafin e përgatitur me profesionalizëm, shumë defektologë janë të gatshëm të punojnë me fëmijët, por ajo që stagnon është sistemi shëndetësor. Ai thotë se trajnimi i ndihmoi atij të kuptonte më mirë gjendjen specifike të djalit të tij.
 
"Ne kemi ardhur në një pikë perfekte me atë që, nëse unë ulem në dhomën e ndenjes dhe ai është në dhomën e gjumit, e di me saktësi se çfarë po bën atje. Deri në atë përsosmëri prindërit erdhën për t'u përballur me fëmijët. Dhe kjo konferencë na ka mundësuar ta zvogëlojmë stresin që ne e kemi vazhdimisht në familje dhe ta hedhim poshtë atë",- deklaroi prindi, Zoran Giev.
 
Defektologët thonë se për fëmijët me autizëm është e nevojshme përgatitje përpara se të shkojnë në shkollë ose kopsht, por edhe kuadrove të cilët punojnë me ata. Vëmendje e veçantë duhet t'i kushtohet mbështetjes vizuale.
 
“Nëse keni një fëmijë që ka problem me shikimin, jepni syze ose letra më të mëdha etj. Por, për fëmijët me autizëm, shumë rrallë, pothuajse askund, nuk përgatiten oraret vizuale, ikonat vizuale dhe pajisjet e tjera që ata kanë nevojë për të lehtësuar adoptimin e njohurive”,- theksoi specialistja për arsimin special, Jasmina Troshanska.
 
Problem është edhe mentaliteti i prindërve, të cilët në vend që t'i angazhojnë ata në edukim të rregullt, i mbajnë fëmijët e tyre autikë larg syrit të publikut. Deri tani në Shoqatën Shkencore për Autizëm janë regjistruar 170 fëmijë, por numri i tyre është shumë më i madh, thotë kryetari i kësaj shoqate.
 
"Është shumë më poshtë statistikave të botës. Ky numër është shumë më i madh në Maqedoni. Nuk duan këtu të vinë të gjithë prindërit, mund edhe të mos jenë të njoftuar se shoqata ekziston. Shteti shumë pak kujdeset për të rriturit me autizëm”,- tha kryetari i Shoqatës Shkencore Maqedonase për Autizëm, Vladimir Trajkovski.
 
Projekti "Barazia dhe përfshirja sociale përmes prindërve pozitivë" do të përfundojë në gusht të vitit të ardhshëm. Shoqata thotë se nëse nuk marrin mbështetje financiare nga shteti, trajnimet nuk do të jenë në gjendje të vazhdojnë.
 
FARIJE DAUTI-BAKIJU