KOSOVË

Thaçi: Dialogu përmbyllet me njohje të Kosovës nga Serbia

27.06.2014 20:05

Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi, ka shprehur besimin se në fund të procesit negociator në Bruksel me Serbinë, do të vijë deri te njohja e plotë e realitetit, përfshirë edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës.......

Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi, ka shprehur besimin se në fund të procesit negociator në Bruksel me Serbinë, do të vijë deri te njohja e plotë e realitetit, përfshirë edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës.

"Në fund të tërë procesit, do të kemi pranim të plotë të realitetit, përfshirë edhe pavarësinë e Kosovës, si pjesë e pandashme e arkitekturës së Ballkanit. Nuk kam asnjë dyshim se po shkojmë në atë drejtim", ka thënë Thaçi në një intervistë për të përditshmen serbe "Danas".

Thaçi ka thënë se partia e tij, si fituese e qartë e zgjedhjeve, pret që ta udhëheq Qeverinë edhe në katër vitet e ardhshme. Por, thotë se aktualisht çështja e mandatarit është para Gjykatës Kushtetuese dhe se ai do ta respektojë çfarëdo vendimi që sjellë kjo Gjykatë.

Nga ana tjeter,  Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj jane takuar serish, por kesaj radhe në selinë e Nismës për Kosovën, ku biseduan për hapat e mëtejmë të koalicionit LDK-AAK-Nisma. Pas takimit, u tha se nuk u bisedua për kushtet e Vetëvendosjes, por se kërkesa e tyre po trajtohet.

Haradinaj tha se pret një vendim të drejtë nga Gjykata Kushtetuese sa i përket çështjes së mandatarit për Qeverinë e ardhshme, ndërsa shtoi se edhe Vetëvendosje është partner për t’i thenë ‘jo’ Qeverisë Thaçi 3.