Botë
Rusia dhe Irani memorandum për gazsjellësin që përfundon në Indi
01.11.2017 21:00
Rusia dhe Irani po firmosin një memorandum mirëkuptimi për të mbështetur një projekt të ri të gazsjellësit, sipas ministrit rus të energjisë Aleksandër Novak...

Vendet do të ndërtojnë një tubacion të gjatë prej 1,200 kilometrash nga Irani në Indi dhe furnizuesi kryesor do të jetë gazsjellësi rus, Gazprom, i cili do të ndërtoj[ disa depozita iraniane përgjatë rrugës së tubacionit të ardhshëm.
“Projekti do të zbatohet me pjesëmarrjen e firmave iraniane, pakistaneze dhe indiane”, tha Novak.
Ndërtimi pritet të fillojë vitin e ardhshëm, sipas ministrit.
Irani po nxit prodhimin e energjisë për të rikuperuar tregun për shkak të sanksioneve ndërkombëtare, të cilat u zbutën në vitin 2015.
Pas heqjes së sanksioneve, korporata ndërkombëtare të naftës dhe gazit kanë shprehur interes për të investuar, ndërsa Franca mbetet investitori kryesor. Investimi fillestar i kompanisë franceze është 1 miliard dollarë./Ora News
