Zaev në konferencë ndërkombëtare ekonomike në Mal të Zi
Kryeministri Zoran Zaev sot dhe nesër do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare ekonomike.....

Kryeministri Zoran Zaev sot dhe nesër do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare ekonomike "Konferenca ekonomike e Malit të Zi 2017 - Sfida në rrugën drejt Bashkimit Evropian", që po mbahet në Budvë, Mal të Zi.
Ai e kryeson delegacionin e Maqedonisë, në përbërje të të cilit janë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe ministrat e Ekonomisë dhe Arsimit dhe Shkencës, Kreshnik Bekteshi dhe Renata Deskoska.
Siaps agjendës, kryetari i Qeverisë së Maqedonisë sot do të ketë fjalim në panel diskutimin me temë "Rajoni pas katër viteve nga Procesi i Berlinit" dhe do të ketë takim pune me nënkryetarin e BERZH-it, Pier Hajbron.
Për nesër është paraparë që kryeministri Zaev të ketë disa takime bilaterale.
