Arta, shqiptarja e vetme në Miss Zvicra
Bukuroshja jeton në kanton Shvic (Schwyz). Është 21 vjeçare dhe vjen nga Podujeva e Kosovës......

Arta Cakiqi është e vetmja shqiptare që merr pjesë në spektaklin e bukurisë të “Miss Zvicrës Qendrore 2014”. Bukuroshja jeton në kanton Shvic (Schwyz). Është 21 vjeçare dhe vjen nga Podujeva e Kosovës.
Për pjesëmarrjen e saj në këtë garë Arta tregon se është shumë e gëzuar që është pjesë e kësaj finaleje. Ndërsa thekson se kjo është pjesëmarrja e saj e parë në një spektakël të bukurisë.
“Që në vegjëli kam dashur të jem pjesë e organizimeve të tilla, sot jam në Top 10 finaliste dhe mund të them se ia kam arritur qëllimin”, ka thënë ajo.
Finalja e këtij spektakli do të mbahet më 19 korrik të këtij viti në Pilatusmarkt në kantonin e Lucernit.
Studentja e cila shkollohet për kualifikim komercial për pasuri të patundshme, ndihet shumë e lumtur që si shqiptare të ndikojë në imazhin sa më të mirë të bashkatdhetarëve tanë në Zvicër.
“Kjo është një dëshmi që edhe ne shqiptarët mund të dalim të parët në botë. Me këtë pjesëmarrje dua të ndikoj në përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Zvicër”, ka thënë ajo për Albinfo në Zvicër. (publiku.net)