Lajme të mira për mësimdhënësit, nuk do të shënojnë gjithçka në ditarin elektronik

02.11.2017 10:23

Në ditarin elektronik, mësimdhënësit do të jenë të detyruar të shkruajnë.....

Në ditarin elektronik, mësimdhënësit do të jenë të detyruar të shkruajnë emrat dhe mbiemrat e nxënësve, orarin e mësimit dhe mungesat e nxënësve.

Ky është propozimi i personave përgjegjës në Byronë për Zhvillim të Arsimit, të cilët e dorëzuan atë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, ku ndryshimet e propozuara duhet të formalizohen.

Deri më tani, shumë herë mësimdhënësit kanë reaguar për mbingarkesën e detyrime të mëdha burokratike që duhet realizuar edhe në formë të shkruar dhe në ditarin elektronik, me çka shumë pak kohë mbetet për t’u përgatitur për mësimdhënie. “Sugjeruam që mësimdhënësit të mos jenë të detyruar të shkruajnë në ditarin elektronik orët, ekskursionet, mbledhjet etj.

Grupet punuese të përbëra nga këshilltarë në Byronë për Zhvillim të Arsimit, Ministria dhe Qendra për Arsimin e Mesëm Profesional po punojnë në rishikimin e planifikimit vjetor në arsimin e mesëm. Për këtë pritet miratim nga ministrja, Renata Deskoska, thotë Vanço Petrushevski, zëvendësdrejtor i Byrosë për Zhvillimin e Arsimit.

Dy vjet më parë, pas grevës së anëtarëve të Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, u arrit marrëveshje që ditarët me shkrim të shkojnë në histori dhe të përdoren vetëm ditarët elektronikë. Por, kjo nuk ndodhi kurrë. Mësimdhënësit ende mbajnë evidencë paralele.