Shekerinska për vizitë zyrtare në Bullgari
02.11.2017 10:57
Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska së bashku me delegacion....

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska së bashku me delegacion nga Ministria sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Bullgarisë.
Gjatë vizitës ministrja Shekerinska do të takohet me kryeministrin bullgar Bojko Borisov dhe me ministrin e Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov.
Delegacioni i Maqedonisë do ta vizitojë edhe Qendrën komanduese ushtarake kombëtare të forcave të armatosura bullgare.
