Mbledhja e parë konstitutive e Këshillit të Qytetit të Shkupit pas zgjedhjeve lokale

02.11.2017 11:44

Këshilli i Qytetit të Shkupit sot do ta mbajë mbledhjen e parë konstitutive në përbërje të re pas zgjedhjeve lokale.....

Këshilli i Qytetit të Shkupit sot do ta mbajë mbledhjen e parë konstitutive në përbërje të re pas zgjedhjeve lokale.

Këshilli së pari duhet t'i zgjedhë kryetarin dhe anëtarët e Komisionit për verifikim, çështje të mandateve, mirënjohjeve, parashtresave dhe ankesave të Këshillit të Qytetit të Shkupit, e më pas të verifikohen mandatet e këshilltarëve të Këshillit të Qytetit të Shkupit nga zgjedhjet lokale.

Pikë e mbledhjes konstitutive është edhe zgjedhja e kryetarit të Këshillit të Qytetit të Shkupit.

Në Këshillin e ri të Qytetit të Shkupit, LSDM ka 21 anëtarë, VMRO-DPMNE 17, BDI 3, BESA dy, ndërkaq Aleanca për Shqiptarët dhe E Majta nga një.