Botë

CIA publikon 470,000 dosje nga bastisja e Bin Ladenit

02.11.2017 13:54

CIA ka publikuar afro 470,000 dosje të sekuestruara gjatë vrasjes së ish-udhëheqësit të Al Kaidës, Osama Bin Laden, në vitin 2011...

Materiali i ri përfshin ditarin e tij personal, dokumente dhe video. Ky është publikimi i katërt nga CIA i materialeve të gjetura gjatë bastisjes së strehës së Bin Ladenit në Abotabad të Pakistanit.

Megjithatë, disa materiale nuk janë publikuar sepse mund të dëmtojnë sigurinë kombëtare, tha Agjencia amerikane e inteligjencës. Sipas deklaratës së CIA-s, dokumentet e publikuara “ofrojnë njohuri për origjinën e ndarjeve që ekzistojnë sot midis Al Kadiës dhe “Shtetit Islamik”, si dhe "mosmarrëveshjet strategjike, doktrinare dhe fetare brenda Al Kaidës dhe aleatëve të saj".