Maqedoni

Samiti “Maqedonia 2025”, diaspora e interesuar për investim në Maqedoni

02.11.2017 15:06

Industritë e mençura, infrastruktura e mirë e rrjetit dhe kuadri vendor shihen si mundësi e mirë për zhvillimin e ekonomisë në Maqedoni...

Industritë e mençura, infrastruktura e mirë e rrjetit dhe kuadri vendor shihen si mundësi e mirë për zhvillimin e ekonomisë në Maqedoni, vlerësuan të pranishmit në ditën e dytë të Samitit “Maqedonia 2025”. Sipas drejtoreshës ekzekutive të Samitit, shumë shtetas të Maqedonisë nga diaspora, të cilët janë të pranishëm në Samit, kanë shprehur interesim për të investuar në Maqedoni. 
 
“Ne kemi shumë investitorë të interesuar nga diaspora dhe këtu po punojmë për të siguruar se në vend ka kuadro të mirë me të cilët ata mund të bashkëpunojnë dhe të planifikojnë zhvillimin e tyre të mëtejshëm. Deri tani janë 100 investime më të rëndësishme nga diaspora në Maqedoni”,- deklaroi drejtoresha ekzekutive e organizatës “Maqedoni 2025”, Biljana Markoviç-Stamenova.
 
Ndërkohë, drejtori ekzekutiv për zhvillim dhe kërkim i Europës Qendrore dhe Lindore, vlerëson se për zhvillimin e teknologjive në Maqedoni ka kuadër të mirë dhe infrastrukturë të përshtatshme.
 
“Me njohuritë që kemi fituar këtu, ne jemi konkurrues në tregjet botërore dhe pse mos ta batojmë atë në Maqedoni. Ne kemi avantazhin e një infrastrukture të zhvilluar dhe internetit të mirë”,- u shpreh drejtori ekzekutiv për zhvillim dhe kërkim i Europës Qendrore dhe Lindore, Vlaho Kostov.
 
Drejtori i Burimeve Njerëzore në “Rimak Automobil” nga Kroacia, Aco Momciloviç, theksoi se në Maqedoni duan të bashkëpunojnë me universitetet dhe kompanitë për shkak të kuadrove potencialë nga vendi.
 
“Kryesisht jemi këtu për mundësinë e bashkëpunimit me kuadrot nga Maqedonia. Kërkojmë  inxhinierë, për momentin kemi shpallje për më shumë se 100 vende pune, jemi të interesuar të punojmë me universitetet në Maqedoni, me kuadrot nga vendi dhe t'i dërgojmë në Kroaci”,- theksoi drejtori i Burimeve Njerëzore në “Rimak Automobil” nga Kroacia, Aco Momciloviç.
 
Në Samitin e gjashtë më radhë me titull “Maqedonia 2025” marrin pjesë 50 folës të njohur nga 25 vende dhe 400 delegatë.
 
GAZMEND KURTISHI