Botë
Trump: dënim me vdekje për sulmuesin e Nju Jorkut
02.11.2017 16:01
I dyshuari kryesor për sulmin me kamion në Nju Jork, ku nga goditja kanë mbetur të vrarë tetë persona, u tha hetuesve se ai e ka planifikuar atë që një vit...

Sayfullo Saipov, 29 vjeç, tha se ka pasur qëllim të vrasë sa më shumë njerëz dhe se “ndjehet mirë” për sulmin e së martës, në Natën e Shtrigave. Imigranti uzbek, i cili përballet me akuzat për terrorizëm, tha se është frymëzuar nga grupi militant “Shteti Islamik”.
Ai është qëlluar dhe plagosur nga policia në vendin e ngjarjes. Presidenti amerikan, Donald Trump, kërkoi dënim me vdekje për Saipov.
“Terroristi i Nju Jorkut ka qenë i lumtur. Ai ka vrarë tetë persona dhe ka plagosur rëndë 12. Ai duhet të marrë dënimin me vdekje”,- shkroi Trump në Twitter.
