Maqedoni
Taravari akuzon Bejtën: Komuna ka 100 milionë denarë borxh
02.11.2017 16:42
Kreu i ri i komunës së Gostivarit akuzon paraardhësin e tij se ka zbrazur arkën e komunës, duke mos lënë mjete financiare për pagën mujore të të punësuarve...

“Për tre ditë pas raundit të dytë zgjedhor, më datën 30, 31 tetor dhe 1 nëntor, komuna e Gostivarit, me urdhër të ish-kryetarit, Nevzat Bejta, ka kryer transaksione me vlerë të përgjithshme prej 111 mijë e 53 euro. Me këto mjete, shuma e të cilave është e mjaftueshme për pagat e të punësuarve në komunë dhe shpenzime rrjedhëse, Bejta kryesisht ka larë borxhet ndaj firmave të afërta me të, që kanë financuar kampanjën e tij të shtrenjtë në zgjedhjet lokale”,- thuhet në njoftimin e komunës së Gostivarit.
Gjithashtu ata akuzojnë ish-kreun e Gostivarit se ka lënë komunën të zhytur në borxh prej mbi 100 milionë denarësh, ndërsa revizioni do ta tregojë shifrën e saktë.
