Maqedoni
Zaev: Të thellohet bashkëpunimi rajonal për anëtarësim më të shpejtë në BE dhe NATO
02.11.2017 17:30
Rajoni patjetër të hapërojë drejt BE-së dhe NATO-s, por vetëm nëse e thellon bashkëpunimin mund t'i realizojë këto qëllime strategjike...

Kështu deklaroi kryeministri, Zoran Zaev, në konferencën rajonale ekonomike “Mali i Zi 2017 - sfidat në rrugën drejt BE-së" që po mbahet në Budvë.
“Mali i Zi dhe Serbia i kanë bisedimet patjetër të shkojnë përpara. Patjetër edhe Maqedonia të shkojë një hap përpara, edhe Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, të gjitha. Porosia se në vitin 2025 Serbia dhe Mali i Zi mund të jenë anëtare të NATO-s për ne është e papranueshme dhe duhet të jetë porosi për gjithë rajonin, sepse vetëm nëse thellojmë bashkëpunimin jemi më të vlefshëm edhe për BE-në”,- deklaroi kryeministri i RM-së, Zoran Zaev.
Ai tha se së bashku duhet të dërgojmë mesazhin në shtetet tona, se shumë gjëra varen nga ne. Përmes këmbimit të përvojave, lëvizshmërisë, fuqisë së kualifikuar punëtore, klimës politike të bashkëpunimit, bashkëpunimit të odave, çrrënjosjen e korrupsionit, të dërgojmë sinjal të fortë se ky rajon mund të jetë një vend tërheqës për investime, potencoi Zaev. Sipas tij, gjithçka reduktohet në ekonomi, madje edhe anëtarësimi në BE dhe NATO.
GYLTENE SINANI
