Maqedoni

Aleancës për Shqiptarët: Gjykim politik dhe vazhdim i procesit të montuar

02.11.2017 18:02

Ka reaguar edhe Aleancës për Shqiptarët, e cila e ka vlerësuar vendimin gjyqësor për rastin “Kumanova” si politik....

Sipas Aleancës për Shqiptarët, kjo është vazhdimësi e një procesi të montuar që ndodhi pikërisht në kohën e regjimit VMRO-BDI dhe si i tillë është gjykim i po të njëjtës mendësi të atij regjimi dhe të atyre aktorëve politikë të pushtetit të deridjeshëm.

Ky gjykim është dënimi më i madh ndonjëherë ndaj shqiptarëve në historinë e Maqedonisë. Aleanca për Shqiptarët fton faktorin ndërkombëtar që të bëhet pjesë e zbardhjes së tërësishme të këtij procesi të montuar politik, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.